Turqia ka hequr ndalimin për përdorimin e shamisë nga policet. Oficeret femra mund të përdorin shami, me kusht që ajo të jetë e thjeshtë dhe e së njëjtës ngjyrë me uniformen.
Ndalimet e shamisë në kampuset e universiteteve dhe institucioneve shtetërore me përjashtim të gjyqësorit, ushtrisë dhe policisë, gjithashtu janë çështje që janë ngritur gjatë viteve të fundit.
Policja angleze: Ja pse u konvertova në Islam
Çdo vit më shumë se 8000 anglezë, sudeze, zvceran.. konvertohen në fenë islame. Më shumë se gjysma e atyre janë të bardhë dhe 75 përqind janë femra.
“Mendova se islami u mohonte shumë të drejta grave, duke i bërë skllave të “kuzhinës”, por më vonë e kuptova se në thelb të saj qëndron të qenit bujar me vetën tuaj, me rrethin dhe me kohën”, thotë Kemp.
Dona El Xhamal (Donna Eljammal) 26 vjeçare është bërë policja e parë me mbulesë në Suedi. Ajo kishte dëshiruar të punonte si police shumë kohë para se të fillonte të mbante mbulesën islame.
Veshja ka qenë një çështje e diskutueshnme në Turqi për vite me radhë. Sekularistët e konsiderojnë atë si një simbol i konservatorizmit fetar.
Që nga viti 1920, Turqia ka pasur kushtetutë laike, pa asnjë fe shtetërore.
Opozita e ka kritikuar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe sistemin e drejtësisë, duke thënë se ka rrënjë islamike, dhe se Partia e Zhvillimit (AKP), po përpiqet që të riinterpretojë laicizmin.
Megjithatë debati publik ka evoluar në atë mënyrë sa ka bërë të pranohet xhihabi, si një shprehje e lirive individuale thonë korrspodentët e BBC-së atje.
Ndërkohë askush në opozitë nuk është shprehur kundër kësaj lëvizje të fundit.
Erdogan ka përqafuar prej kohës të drejtën e turqve të shprehin besimet e tyre fetare në mënyrë të hapur, megjithëse ai thotë se është angazhuar për frymën e sekularizmit.
Amerikanja, gruaja e parë myslimane që bëhet police me mbulesë VIDEO
Një grua amerikanë bëhet oficerja e parë muslimane. Ajo ka filluar punë si police në qytetin Dirbort në Michigan të SHBA-së.
Ajo thotë se besimi i saj fetar dhe kulturor do të lejojë për policimin në komunitet më të mirë në qytet.
Sipas Press TV, Amel Shamut, e cila ka lindur në Amerikë, është policja e parë myslimane e cila bart uniformë islame bashkë me uniformën e policisë. Shamut ka thënë se mbajtja e shamisë është shndërruar në model për të gjithë në Amerikë. Policia e këtij qyteti ka thënë se Shamut ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis shoqërisë myslimane dhe stafit të tyre.