EKSKLUZIVE FOTO: Presidenti shqiptar Bujanr Nishani me 7 mars 2017 ne Bujanoc dhe Presheve shqiptaret e kesaj Krahine e presin me buke, krip e zemër: Mire se na vjen President ! Presheva ju mirëpret!
Preshevë, 5 mars -Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti shqiptar Bujar Nishani me 7 mars do t’a vizitoj Krahinene Preshvës. Në një prononcim ekskluziv për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” nga kabineti i presidentit shqiptar, ka konfirmuar vizitën presidentit Nishani, që do t’ia bëjë te marten e ardhshme Bujanocit dhe Presheves. Pas Preshves sot edhe Presheva eshte veshur ne kuqezi Bujancit edhe Presheva pushtohet me flamuj kuqezi dhe banderola te presidentit shqiptar me mbshkrime: Mire se na vjen President ! Presheva ju mirëpret!
Nishani vizitë “surprizë” në Luginën e Preshevës. Shqiptarët në Serbi veshin rrugët kuqezi
Lugina e Preshevës dhe Bujanoca, treva të banuara nga shqiptarë në Serbi, kanë nisur pregatitjet për pritjen e Presidentit Bujar Nishani, më 7 mars. Anë rrugëve në Bujanoc, shihen flamujt kuqezi dhe banderola që i urojnë mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.
Presidenti Nishani në 7 mars viziton Luginën e Preshevës. Presheva dhe Bujanoca gati ta presin presidentin shqiptar. Lideret: Nishani në mesin tonë-vizitë e shekullit!
Kete vizite të të parit te shtetit shqiptare e kane mirëpritur edhe lideret e Lugines se Preshevës, te cilet e cilesojne si nje vizite historike.
Vizitën e Presidenit shqiptar në Luginë e kanë përshëndetur Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, i cili i ka dërguar edhe ftesën; Jonuz Musliu, nenkryetar i Kuvendit dhe kryetar i KKSH-së si dhe Florim Sahiti dhe Leme Xhema, përfaqësues të shqiptarëve nga Medvegja si dhe diaspora shqiptare në Luginën e Preshevës në Zvicër dhe vendet e tjera perëndimore.
Ne Luginën e Presheves kanë nisur pergatitjet për pritjen e presidenit shqiptar. Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “gjithecka eshte gati per ta pritur presidentin Bujar Nishanin, ashtu siq e ka adet shqiptari buke, kryp e zemër, vizitë kjo e shekullit te cilën, ne shqiptaret e kemi pritur qe plotë 70 vjet…”
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se deri tash flamujt shqiptare jane siguruar sikur edhe tepihi i kuq prej 100 metrash bashke me rreth 100 ftesa per mysafiret nga Lugina dhe jashtë.
Musliu ka thënë per agjencine ealjemeve “Presheva jonë” se “vizita historike e Presidentit të Shqipërisë, Bujanocit dhe Preshevës ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në këto komuna për shkak se tregon se Republika e Shqipërisë interesohet per ne dhe per t’ju treguar botës se ne nuk jami të vetëm.”
“Sipas agjendës së vizitës, Presidenti Bujar Nishani Bujanoc do të vijë në mesditë më 7 mars, pas të cilit do të ketë një takim të përbashkët me udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne do të diskutojmë të gjitha problemet që kanë shqiptarët që jetojnë këtu..” ka deklaruar sot Jonuz Musliu , kryetar i KKSH-së dhe i Kuvendit të Bujanocit.
Ja agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh. T. z. Bujar Nishani ne Bujanoc dhe Preshevë më 7 Mars 2017
-Ora 12:00 – 13:00: Arritja e Presidentit në Komunën e Bujanocit Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu Takim me përfaqësuesit e Komunës së Medvegjës Takim me përfaqësuesit institucional dhe politik (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)
-Ora 13:00 -13:30: Vizitë Shkollës fillore „Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërnoc
-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant „Breta“, Bujanoc
-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë..