Isa Mustafa ka thënë se tani duhet të rregullohen stadiumet me standarde të UEFA’s, pasi Kosova u bë anëtare e 55’të e UEFA’s
Në konferencë për media para gazetarëve në Budapest pas pranimit të Kosovës në UEFA, Kryeministri Isa Mustafa, tha se tani duhet të rregullohen stadiumet me standarde të UEFA-s, kurse ka bërë të ditur se është duke u punuar në ndërtimin e një stadiumi të ri.
“Tani kemi dy detyrime të shpejta, rregullimin e stadiumeve në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Ndërsa jemi duke punuar edhe për ndërtimin e stadiumit të ri, tani janë duke u rregulluar çështjet pronësore”, është shprehur Mustafa.