Bruksel, 5 prill -Pas shkrimit te djeshëm te shoqates nderkombëtare AJASE dhe agjencise se lajmeve “Presheva jonë”  te tiulluar “OSBE, e cila dënonte “Bota sot” për fjalën “shkie” apo për tre gishta, sot përdor gjuhën e Millosheviçit në Kosovë?!” misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar falje pasi një fletushkë me logo të organizatës, në të cilën figuron shprehja “Kosovë e Metohi”, u publikua në rrjetet sociale gjatë kësaj jave, njfton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

OSBE: Kerojme flaje, se gabimi ka qenë i paqëllimshëm

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar votimin e serbëve në Kosovë në këto zgjedhje në atë që u quajt “operacion i grumbullimit të votave” në bazë të një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar me qeverinë e Kosovës.

Në këtë raport, OSBE Kosovën e quan “Kosovë dhe Metohi”, ndërkaq komunitetin romë si maxhup. Analistët e vlerësojnë këtë veprim të OSBE-së si fyerje dhe raciste

Nefail Maliqi, gazetar i njohur shqiptar në Gjenevë, në cilësinë e kryetarit të Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE) ka reaguar ashpër ndaj këtij raporti të OSBE-së dhe ka dënuar këtë fjalor racist, zhargon ky i cili përdorej jo vetëm në kohën e kriminelit Milosheviç por edhe sot nga nostalgjikët komunist dhe “jugosllav”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe editori i gazetës me të madhe shqiptare në Kosovë dhe Evropë “Bota sot”, z. Xhevdet Mazrekaj.

 

“Misioni i OSBE-së në Kosovë dëshiron të kërkojë falje për prodhimin e paqëllimshëm të një fletushke informuese me përmbajtje të papërshtatshme dhe ofenduese, të përdorur së fundmi në kontekst të operacionit të grumbullimit të votave”, tha Misioni sot në një deklaratë.

“Përmbajtja ishte rezultat i një gabimi njerëzor i cili ndodhi në kontekst të një operacioni kompleks dhe urgjent dhe në asnjë mënyrë nuk ka nënkuptuar qëndrimet apo politikat e Misionit të OSBE-së”, tha Misioni i OSBE-së, i cili ruan politikën e “neutralitetit ndaj statusit” të Kosovës për shkak se shumë vende anëtare të organziatës nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Misioni shpreh thellësisht keqardhje për këtë lëshim dhe u kërkon falje të gjithë atyre që janë ofenduar nga kjo”, thuhet në deklaratën e Misionit të OSBE-së.

Lidhur me këtë fjalor skandaloz te OSBE-së Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE)  kishte kontaktuar edhe pratneret e saj dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists (IFJ) në Bruksel, te cilat orgnaizate kane shporehu indinjate nese eshtë e vertete.

Kur eshte fjala rreth gjuhes se urrejtjes,  Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE)  para ca ditësh i është drejtuar OSBE-së në Vjenë dhe Beograd, duke kërkuar që të përdorin autoritetin e  tyre duke ndalur urrejtjen dhe racizmin në faqet e mediave serbe duke fyer shqiptarët me “siptari”.

Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” për Evropën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediat serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “siptari”

 

 

 

SHPËRNDAJE