Shqiptarët kudo nëpër botë, ka vite që po na bëjnë krenarë të gjithëve, varësishtë me rrugën të cilën kanë vendosur ta ndjekin, për tu bërë të suksesshëm në karrierën e tyre, por edhe të ngriejnë në qiellin e shtatë një komb të tërë.
Pas Rita Orës, Dua Lipës apo Bebe Rexhës, nga nëser, e premte, pas një pune të madhe dhe me përkushtim krahas studimeve të suksesshëm në fakultetin juridik, publikut shqiptarë por edhe ndërkombëtarë, i servohet një tingull i ri i muzikës, një zë tjetër shumë i vecantë i një “çike” shqiptare e cila vjen me prejardhje nga Kosova, por e lindur në Paris të Francës, nga prindër atdhetarë por edhe të përkushtuar ndaj fëmijëve, prej të cilëve kanë kërkuar vazhdimisht që përveq arritjeve për vehte, pra për një jetë më të mirë, të kujdesen edhe për atdheun, pra, në një formë apo tjetër të përqojnë një mesazh të mirë, t’ia bëjnë një nderë pra kombit.
Me plis për Paris
Babai i Kaltrinër 23 vjecare, është Ismeti, Ismet Mehmeti një kontribues i madhë i sportit për shqiptarët, por, ajo për cka mund ta kujtojnë më së miri shqiptarë, është ai sllogani “Me plis për Paris”, fjali kjo që në europianin e vitit 2016 kumbonte nga zëri i cdo shqiptari, në përkrahje të Shqipërisë në kampionatin evropian në Francë.
Kaltrina, nesër, të premtën, publikut shqiptarë i prezanton këngën e saj të parë premierë “Borëbardha”, e cila sipas të gjitha parashikimeve, do të pritet jashtëzakonishtë mirë tek publiku, e me siguri së shpejti do të jetë ndërë më të kërkuarat artiste shqiptare, e ne shpresojmë edhe tek suskesi i Kaltrinës në arenën ndërkombëtare.
Vlenë të theksohet padyshim edhe ajo se Kaltrina është kaherë e familjarizuar me syrin e kamerës apo aparatit fotografik, jo vetëm për shkak të muzikës, por edhe për shkak të aktiviteteve të saja në fushën e modelingut, ku atje në Paris, ajo është mjaftë e kërkuar nga brendet më të fuqishme botërore, të cilat kryesishtë merren me trajtimin e bukurisë tek femrat, sic është kompania gjigande e kozmetikës Garnier apo L’oreal, ku për këtë të fundit, pra për L’oreal, Kaltrina për 4 vitet e ardhshme do të jetë prime photo e paketimit të njërës nga ngjyrat për flokë.
Pra, si përfundim, kjo është Kaltrina Mehmeti, e cila nesër, ditë e premte në ora 17:00, pritet të lansojë këngën e saj më të re, e që pritshmëritë janë që sikurse Rita Ora që është sot sinonim i këngës për Londrën, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për anglezët, nesër, pikërishtë Kaltrina të jetë sinonimi i shqiptarëve, por edhe i parizienëve për muzikën.