Një zjarr ka shpërthyer në një depo nafte në Jeddah, atje ku është planifikuar për t’u zhvilluar gara e Çmimit të Madh në Formula 1.

Deri te ky shpërthim erdhi pas një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit.

Megjithatë, gara në Formula 1 pritet të zhvillohet pas një marrëveshje mes skuadrave pjesëmarrëse.

Drejtori i ekipit Mercedes F1, Toto Wolff, ka thënë se ka një marrëveshje unanime midis skuadrave që Çmimi i Madh i Arabisë Saudite duhet të vazhdojë pavarësisht sulmeve në Jeddah.

SHPËRNDAJE