Në një video të publikuar nga ushtria ukrainase, shihet mitralozi PM i njohur si Maksim.
Edhe pse ushtarët në videot shihen të habitur, mitralozi Maksim në shumë raste është përdorur në luftën e Ukrainës dhe atë nga të dyja palët, transmeton Telegrafi.
Modeli i parë i mitralozit Maksim ishte licencuar si model i prodhimit britanik dhe gjerman. Në Rusi prodhimi i modelit Maksim që fillimisht mori emrin e shpikësit Hiram Maksim, u prodhua në vitin 1904.
Por derisa modelet e para ishin punuar nga bronzi dhe peshonte 25 kilogramë, PM 1910 i modifikuar ishte plotësisht i punuar nga çeliku.
Për dallim nga mitralozët Gatling, gjashtë tytat e të cilit ishin shpërndarë në formë rrethi dhe operohej manual, Maksim ka vetëm një tytë.
Më fjalë tjera, kur shkrepet një plumb, tyta ndihmon në shtyrjen e plumbit. Pra, nëse gishti ju ngec në këmbëzën, mund të shkrep deri në 250 plumba radhazi.
PM 1910 përdor kalibrin standard 7.62 milimetra. Njëjtë sikurse përdoret në pushkën automatike Kallashnikov AK-47.
Maksimi rus u prodhua në mënyrë masive nga 1912, dhe nuk shërbeu vetëm si armë për forcat e armatosura të Carit rus, por edhe për ushtarët gjatë Revolucionit të Tetorit dhe në luftën civile të Rusisë që pasoi më vonë.
Maksim është përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore edhe pse ishte lënë anash, për shkak të modernizimit dhe ardhja e armëve të reja si SG-43.