Pash ni Zot, kush munet mem kallxue prej miletit, se puna e mediave u pa, qeky Diki a ke, a s’ke n’Kosovë ?!

Ky dosti jonë Dick Marty edhe pse nuk është më senator disa media ditëve te fundit shkruajten kah mëngjesi « Senatori Dick Marty gjendet  në Kosovë », kah mesdita « Dicka Marty pritet të vjen në Kosovë », kah akshami, valla « Dick Marty nuk vjenë n’Kosovë »….në fakt Dick Marty në Bernë tuj pi cafe, capuchino  këmbëpërmbi këmbë  me organet e tij…

 

Kjo puna e disa mediave tona me ket Dick Martinin ma kujton at vajzën tek filmi „Lepuri me pesë kembë », kur ajo ishte e dashuruar me Malushin dhe kish marrë n’dorë një barishte me disa gjethe e ulur nën një hije dhe kishte filluar me at lojën, me refrenin : më don Malushi, smë  don Malushi, më don Malushi…vjen Diki, s’vjen Diki, vjen  Diki,s’vjen… Diki naj nguli,  Diki s’naj n’guli…

Kështu ngjet me gazetarinë zingjirore…dikush ja hup një lajm, ta zëmë të vërtetë dhe tjerët pas tij, vërrrrrr…shkojnë mbapa si…po e dini cka po du me thanë….Gazetaria jonë copy-past…Qe dy-tri ditë mediat tona merrne me Dikin jo vjen, jo s’vjen…Ose tash kane nisur me dal me tituj se Diki pritet të dëshmojë në Kosovë..prit me muj e prit me vjet pushka Dikit, pardon,  e mediave s po kërset…

Nëse, mediate mbajnë ende ket lajm me këtë titull në web-in e tyre edhe  naj ditë edhe naj muaj, sigurisht ja kanë qëllue se Diki vjen në Kosovë…naj herë ai kismet me ardhë po,   për ta akuzuar dikë,   apo si i akuzar për rrena..për njerën po tybe…

SHPËRNDAJE