Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj për zgjedhjet lokale të 6 majit në shtëpinë e kulturës në Tërnoc. Me këtë rast janë prezentuar dhe kandidatët mundshëm të PD-së për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit.
Duartrokitjet e shumta të simpatizantëve filluan me paraqitjen e kreut të PD-së Mr Nagip Arfii në sallën e shtëpisë së kulturës në Tërnoc e cila ishte e mbushur me simpatizant dhe flamuj të PD dhe Kombëtar.
Tubimi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar ku më pas me një minut heshtje u nderuan dëshmorët e kombit. Simpatizantët e Tërnocit kishin përgatitur një pritje madhështore kryetarit të PD-së Mr Nagip Arifi.
Fillimisht fjalën e rastit e mori Dr Bajram Hasani,Kryetar i degës së PD-së në Tërnoc. Hasani tha se ky numër i madh i pjesmarrjes në tubim shihet se fitorja e PD-së më 6 maj është e bindëshme.
Në emër të forumit të gruas foli Hyrmete Selimi, këshilltare e mundëshme në KK të Bujanocit e cila tha se një ndër prioritetet e programit të Partisë Demokratike është afirmimi dhe pozita e gruas në vend, gjë që sipas statistikave është partia e parë ku në kuadrin e saj përmban mbi 30% të femrave .
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti tha se sot po fillon një dasmë e madhe kurorëzimi i së cilës do të bëhet më 7 maj me një fitore bindëse. Vetëm kthejuni të kaluarës se si kemi qenë para 4 viteve e si jemi sot, na njollosën edhe ate që e ndërtuam, prandaj edhe pse i kemi vëllezër këta njerëz janë keqmenaxhues tha ai. Haliti nuk la pa përmendur dhe problematikën e grumbullimit të duhanit të prudhuesve të komunës së Bujanocit. Para masës ai potencoi se në stacionin për grumbullimin e duhanit në Bujanoc kanë mbetur edhe 720 kuti të duhanit, duhan ky i cili ende nuk iu është paguar prodhuesve të duahnit
Para simpatizatëve foli edhe Veli Idrizi njëri nga themeluesit e PD-së Veli.Idrizi ne fillim të fajlimit të tij theksoi se nuk jam këshilltar i mundëshëm, por jam këshilltarë komunal.
Mr Nagip Arfi Kryetar i Partisë Demokratike tha se PD bëri fitore në Tiranë, do të bëjë edhe në Bujanoc. Arifi përmendi projektet e realizuara në këtë vendbanim gjatë kohës që drejtonte ekzekutivin e Bujanocit.
Më njihni dhe më sprovuat 6 vite duke udhëhequr ekzekutivin e komunës së Bujanocit dhe ne do të vazhdojmë atje ku e lamë në vitin 2008 tha mes tjerash Mr Nagip Arifi.Bujanocinet