Arianit Elshani, i dërguari i PDK-së në Komisionin Qëndror Zgjedhorë, përmes një postimi të tijin në facebook ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në diasporë se që nga sot, deri më 21 janar ora 18:00, mund të aplikojnë për të ushtruar të drejtën e tyre legjitime që të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Elshanit:

DIASPORË ❤ SOT FILLOI AFATI PËR REGJISTRIM DHE APLIKIM PËR VOTIM NGA JASHTË!
Nëse jeni shtetas i Kosovës, shkarkoni dhe plotësoni Formularin I. Së bashku me formularin e dërgoni edhe një kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë apo patent shofer). Në rast se dokumentit ju ka skaduar afati atëherë e dërgoni një kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të shtetit ku jetoni.
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR ORA 18:00.
Për më shumë info kliloni në këtë link: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/
E-mail adresa për aplikim:
[email protected]
[email protected]
[email protected]

SHPËRNDAJE