Në Gjermani Partia Demokratike e Kosovës e ka themeluar nëndegën e saj në Regensburg.
Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Shqiptar Gubetini.
Po ashtu është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës së PDK-së.
Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë anëtarë nga Këshilli Inicues për Bavari dhe Thüringen, përfaqësues nga Këshilli, deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, njëherësh edhe përfaqësues nga Komisioni për Organizim të zgjedhjeve të kësaj partie në mërgatë.
Pjesmarrës në Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Regensburg ishin edhe shumë bashkatdhetarë nga fusha të sportit, kulturës, ekonomisë, studentë, etj.