Janë zhvilluar homazhet për ish-udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, ashtu siç e parashikonte protokolli i Shtetit në Qendrën Kulturore të Ushtrisë.
Homazhet zgjatën rreth një orë dhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt e simpatizantëve të Partisë Komuniste kanë marrë pjesë, historianë, analistë, deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruci, Namik Dokle dhe ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi.
Homazheve për Alinë u janë bashkuar edhe ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano, si dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta.
Meta është shprehur se pas disa dekadash do jenë historianët ata që do japin vlerësimin e duhur për figurën e Ramiz Alisë, ndërsa vlerësoi edh njëherë rolin e tij në luftën antifashiste.
Ndërsa menjëherë pas Metës, ka folur edhe Fatos Nano, i cili e ka quajtur Ramiz Alinë protagonist të një epoke, ndërsa vlerësoi kontributin e tij për luftën antifashiste.
Trupi i pajetë i ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia, do të prehet ne varrezat e Sharrës.