Dennis McGrory, aktualisht 75 vjeç, i ishte shmangur drejtësisë për 47 vite, pasi kishte përdhunuar dhe më pas vrarë një 15-vjeçare në 1975-n, sipas Daily Mail.
McGrory ishte vetëm 28 vjeç kur përdhunoi dhe më pas vrau brutalisht Jacqui Montgomery në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Policia e mori atë në pyetje një ditë pas ngjarjes së rëndë, por ai mohoi gjithçka.