(AIK-Presheva Jone)

 

Turqia ka publikuar raportin hetimor mbi incidentin me anijen me ndihma që shkonte drej Gazës. Raporti i Turqisë vlerëson se ushtarët izraelitë përdorën kundër civilëve “forcë të tepruar dhe të papërshtashme me rrethanet”. Sipas të njëjtit raport Izraeli ka shkelur lirinë e lundrimit në det të hapur. Raporti i plotë i Turqisë i është dorëzuar OKB-së shtatorin e kaluar.

Anija turke, e cila kishte ndihma humanitare, të përcaktuara për në Rripin e Gazës, u ndalua dhe u bastis nga forcat izrealite, ku si pasojë e aksioneve ushtarake u vranë nëntë aktivistë turqë. Incidenti ndodhi në majin e vitit të kaluar.

Pak ditë më parë Izraeli publikoi rezultatet e hetimeve të bëra rreth rastit. Izraeli ka arritur në përfundimin se trupat kanë vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në vetmbrojtje.

SHPËRNDAJE