Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtura “zyre e qeverisë serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia do të insistojë në formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe në raundin e sotëm të dialogut në Bruksel.

Para fillimit të takimit në Bruksel, Petkoviq në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse do të ketë takim trepalësh edhe kësaj radhe, ndonëse mbërritja e kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi është konfirmuar.

Vazhdimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është paraparë për sot. Sa do ta rëndojë shpërthimi i infrastrukturës në Zubin Potok?, ishte pyetja e gazetës për Petkoviqin.

Politika jonë është të marrim pjesë në dialog, sepse dialogu është i vetmi vend për të zgjidhur “problemin e Kosovës”, për të kërkuar zgjidhje. Për ne, kompromisi është një fjalë e mirë. Fatkeqësisht kjo fjalë është e ndaluar në Prishtinë dhe nga ajo anë, pra, si çdo herë, po shkojmë në Bruksel me ekspertë, me argumente, me përgatitje. A pres ndonjë gjë nga bisedimet në Bruksel? Më besoni, unë tashmë kam aq shumë përvojë sa, sado që ka vullnet politik nga ana jonë për t’i zgjidhur problemet… Nga ana tjetër, kur flasim për Prishtinën, ky vullnet politik nuk ekziston. Jo vetëm që nuk ka vullnet politik, por shpeshherë zoti Bislimi nuk dëshiron të takohet drejtpërdrejt me mua dhe të bisedojmë. Do të insistoj edhe këtë herë për një takim trepalësh. Unë do të insistoj që z. Bislimi të tregojë prova konkrete për të cilat ai akuzon Serbinë. Unë po ju them që nuk ka prova, ka vetëm akuza politike. Dhe më besoni, as Bislimi, as Sveçla, as Kurti nuk do të dalin nga kjo, sepse ata akuzuan rrejshëm Beogradin dhe Beogradi nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalit Ibër-Lepenc, ka përsëritur Petkoviq fjalët e liderit të tij suprem.

SHPËRNDAJE