Preshevë, 30 mars -Ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë në një intervistë dhënë agjencisë selajmeve «Presheva jonë» ne prag te zgjedhjeve ne Serbi, pret që ky proces të zhvillohet në baza demokratike dhe paqësore me standarde demokratike.

 

«Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që ka të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet edhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesemarrja e tyre nuk eshte ilegale nëse ata posedojne pasaporta kosovare apo dy nënshtetësi…. » ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petritsch ne nje bnisedë për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë »
Petritsch: Liderët e Preshevës nëse kanë pasaporta serbe, të lënë merketingun, të dalin në zgjedhjet serbe

Diteve te fundit jane shfaqur dilema rreth (mos) daljes së pakices serbe ne Koasovë në zgjedhjet presidneciale ne Serbi, ambasadori austriak është shprehur qartë se »serbët e Kosovës nese dalin ne zgjedhje e ardhshme ne Serbi, kjo duhet mundesuar edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, natyrisht nëse posedojnë pasaporta të kosovare, apo dynënstetësinë, sikut serbet sot ne Kosovë qe psoedojne dy pasaprota edhe te Serbise edhe të Kosovës “.

 
Ndryshe, agjencisë sëlajmeve „Presheva Jonë“ kanë njohur se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta kosovare, por edhe serbe.
Ne vazhdim diplomati austriak z.Petritsch, thote se “kështu veprohet në Evropë edhe me zgjedhjet në Austri, Belgjikë apo Gjermani apo Zvcër ku nuk ju mohohet participimi në zgjedhje qytetarëve të këtyre vendeve edhe pse janë jashta shtetit të tyre amë.”
Lidhur me reciprocitetin mes pakicës serbe dhe shqiptarëve etnik të Luginës së Preshevës diplomati i lartë austriak z.Petritsch e shpjegon se „një ide të tillë edhe unë përkrahi sepse e do të ishte e logjikshme që serbët e Kosovës të priveligjohen ndërsa ata të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të injorohen apo diskriminohen. Ky mosrrespktim i këtij reciprcioteti mes pakicave në këta dy vende fqinje jo vetëm se është në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkombëtare, porse edhe nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së rajonit..“

SHPËRNDAJE