«Vehabija në policinë serbe » (« Vehabija u srpskoj policiji! ») është ky titulli i gazetës serbe « Kurir » e cila gazete paska zbuluar se polici Arben Shahini i cili mban uniformën e policisë serbe dyshohet për «terroristë », njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.
Preshevë, 25 prill
Arben Shahini, është pjesëtar i doganave kufitare në Preshevë i cili shërben me uniformë qe plotë pesë vjet në policinë e Serbisë, si rezultat i angazhimit të subjekteve politike shqiptare të Luginës dhe bashkësisë ndërkombëtare që Serbia të përfshijë edhe nga radhët e minoriteteve në polici, në ato mjedise të banuara me shqiptarë etnik.
Dhe qe pesë vjet Arbeni në këtë profesion dhe nga askush nuk ka pasur deri tash vlerësime negative apo kritika kundër tij, pos tash së fundi nga një gazetë serbe me emrin “Kurir” e cila paska zbuluar se ai na qenka “vehabistë” e “terroristë” vetëm pse paska në punë një sexhade dhe një mjekërr, mjekërr kjo hic më e madhe se, ta zëmë ajo e ish-kryeministrit serbë Drashkovic apo edhe ministrit aktual të kulturës Markovic të cilët, sikur i pari dhe i dyti u pritën mirë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe askush ata nuk i akuzoi as si cetnik, as si vehabistë apo si terrirositë.
“Është një ithtar i zjarrtë i vehabizmit dhe me idetë ekstreme të grupit islamik, i cili është i lidhur zakonisht me terrorizëm, futen edhe në stacionin policor ” ja ky është zbulimi i gazetës serbe “Kurir” i cili para pak ditësh ka hasur në një “vehabist” në mesin e policisë serbe me emrin Arben Shahini nga Presheva.
Në vazhdim kjo gazetë ka shkruar se “Shahini, i cili për pesë vjet shërben në policinë serbe, sjelljet e tija duken më agresive se një vit më parë. Oficerët e tjerë të policisë ia kanë frikën se ata mund të hidhen në ajër, madje as eprorët e tij nuk e dinë se çfarë duhet të bërë në të. Ata nuk duan ta shkarkojë , për shkak të presionit të lartë të politikanëve shqiptarë…”
“Pushtetarët e në Luginën e Preshevës e kanë mbrojtur, kurse nga MPB të Preshevës nuk mund ta bëjë këtë, sepse ata menjëherë do të akuzoheshin për diskriminim fetar..” paska mësuar një burim i kësaj gazete.
Sipas njohurive të Kurir-it vërehet një potencial terrorist në brendinë e policisë, këtë e paskan konfrimuar edhe nga krue i lartë i MPB-së. Ndryshe, lidhur me rastin edhe “gjandermeria serbe ka marrur në pyetje policin shqiptar për dyshime me lidhjet e tija me “vehabizmin dhe terrorizmin”..” ka shkuar gazeta serbe, sipas cilës ai është izolura nga kolegët e tij dhe qenka nën mbiqyrje e sipër.
Gjatë sezonit të verës, në kulmin më të madh të turistëve që kalojnë kufirin, polici shqiptar në detyrë, në pikën kufitare qet sexhaden në bari dhe drejtohet ka Mekja për t’ju lutur Allahut, ka shkruar gezata në fjalë. Dhe sipas saj, kjo paska shkaktuar panik dhe pakënaqësi në radhët e gjandarmërisë serbe dhe kalimtarët e rastit. Policit shqiptar, në namaz i kanë tërhequr vërejtjen dhe e paskan larguar për t’mos binte në sy të turistëve…” shkruan Kurir.
Nuk do lënë pa permenedur edhe një fakt, pasi u zu n’gojë dikund më lart Gjeneva. Në lokalet e OKB-së është kisha sikur edhe xhamia, dmth-në një salla për lutje, sepse aty vijnë burra shteti, kryeministra, ambasadorë e diplomatë muslimanë e feve të ndryshme të cilët në kohën e duhur kryejnë obligimet fetare. Tash nëse hy në vesh të OKB-se apo Amnesty International ky rast i Arben Shahinit, do të shtrohej pyetjes se kush është këtu më i rrezikshëm (racist) ai që i lutet perendisë (Allahut) apo ai që e kundërshton religjionin e tjetrit ? Do përkujtuar, se secili e mban mend mirë se si Serbia demokratike e kishte pritur Gadafin në Beograd të cilit ja kishin rregulluar special sallën për namaz, madje edhe duke ja ruajtur e ushqyer devet e tija me “plazma keks”.
Sidoqoftë, lidhur me rastin në fjlaë, z.Riza Halimi, deputet nga Presheva, i ka ka thënë Kurir-it se nuk ka dëgjuar për policin Arben Shahini, por ai nuk përjashton mundësinë të ekzistimit të frymës vehabiste në Preshevë. “Nuk janë ata ashtu siq flitet, nuk janë të rrezikshëm. Këtu vetëm propagandohet se kush është më fetar në islam, aty s’ka gjë më tepër..” ka shtuar z.Riza Halimi për gazetën serbe “Kurir”.