policeeee-780x439Polici A.Q. është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me ndalesë në pagë 30 për qind për 5 muaj nga paga bruto dhe me “Transfer administrativ”, për shkak se gjatë kryerjes së një bastisjeje ishte sjellë në mënyrë të turpshme, duke i vënë hije të keqe Policisë së Kosovës.

Ai duke abuzuar me detyrën kishte marrë numrin e telefonit të V.K., me të cilën kishte filluar të shkëmbejë mesazhe, që për rezultat pati shkurorëzimin e çiftit, të cilët kanë katër fëmijë, shkruan “Zëri”.

Kur një ekip i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kishte shkuar për ta bastisur një shtëpi në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, më 23 nëntor të vitit 2013, dy policë të kësaj Njësie nuk kishin mjaftuar të bastisin vetëm lokacionin, ku kishin urdhër për bastisje.

Gazeta “Zëri” mëson se polici A. Q., duke keqpërdorur pozitën zyrtare është futur edhe në oborrin e familjes së H.K., në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.

Ai kishte nisur të vardisej me gruan e H.K., me të cilën kishin shkëmbyer mesazhe telefonike që në një moment janë lexuar nga bashkëshorti.

Kjo situatë ka çuar në ndarjen e çiftit, prindër të katër fëmijëve.

Polici A.Q. është ndëshkuar nga Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë, pasi V.K. ishte detyruar të ankohej me qëllim që ta ruante martesën me bashkëshortin e saj.

Kështu, në dy shkallë Komisioni i Disiplinës, siç konfirmon për “Zërin” edhe Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës, e ka dënuar policin për sjellje të turpshme, duke i vënë hije të keqe Policisë së Kosovës. /Zëri/foto-2

SHPËRNDAJE