Ballina Mjeku ju përgjigjet Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për falsifikim të testeve antiCOVID

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për falsifikim të testeve antiCOVID

0

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Bërnjak, të dyshuar për falsifikim të testeve antiCOVID.

Policia ka njoftuar se të dy ata pas intervistimit kanë deklaruar se testet i kanë marrë në një kafene në Novi Pazar.

“Rasti i parë: Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 17.09.2021 rreth orës 09:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, gjatë kontrollit të personave A.T., (viti i lindjes 1959, mashkull), dhe S.T., (viti i lindjes 1999, mashkull), ata kanë prezantuar tek autoritetet policore dokumente, vërtetime të testit për covid 19, që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, “Gjatë intervistimit të dyshuarit pranojnë se testet i kanë marrë në një kafenë në Novi Pazar”.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

SHPËRNDAJE