Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.
Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “ Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”
Sot me 25.02.2012 ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar
Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë: Z. Deniq, M. Dimitrieviq, T. Deniq, N. Trajkoviq, D. Stojkoviq. G. Matrapazovic
Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësendet të tjera: 1. pushkë e llojit M48, 1. pushkë gjuetie, 1 pushkë ajrore,
1. Arme revole TT 762 m, 473 fishek 7.62 m , 2. Uniforme e policisë Serbe kompletë
4 Lop Top 2 Shtëpiza Kompjuterëve, 5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Disa dokumente tjera relevante me ketë raste.
Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor. (Koha.Net)