Preshevë, 8 nentor -Gjatë një aksioni te anëtarëve të e Ministrisë së Puneve te Brendshme te Serbisë në Nish, Prokuple, në bashkëpunim me policinë sot kane konfiskuar mbi 64 kilogramë drgoe (marihuanë) duke arrestuar një person për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të prodhimit ilegal dhe trafikimin e drogës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Policia ka arrestuar Ş.A (1973) nga Nishi dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së tij familjare në Prolom Banjë 61 gjeti një paketë marihuanë me një peshë të përgjithshme prej 64.4 kilogram. Sipas MUP-it dhe policise, droga ne fjalë ishte blerë në Kosovë. I dyshuari është mbajtur në paraburgim deri në 48 orë me akuza penale nga Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.