Zyrtarë policorë të Stacionit në Podujevë kanë organizuar një ligjëratë për nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore “Shaban Shala” për çështjen e ngacmimeve seksuale.
Në këtë ligjëratë me temën “Trajtimi i rasteve të ngacmimeve seksuale” nxënësit e tri klasave (9/1, 2 dhe 3) kanë pasur rastin të dëgjojnë për format e ngacmimeve seksuale, për mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve nga ana e policisë dhe për mënyrën se si t’i parandalojnë.
Komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi, u ka thënë nxënësve se kanë organizuar këtë ligjëratë me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të shoqërisë, në këtë rast të nxënësve. Ndërkohë ligjëruesi Beqir Sheholli, nga Njësia e hetimeve të dhunës në familje, u ka thënë të pranishmëve se ngacmimi seksual është vepër penale e dënueshme deri në 5 vjet burgim.