Sot, Lista Serbe ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.
“Të nderuar qytetarë…dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm të ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve”, ka shkruar Lista Serbe.
Lista Serbe e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “shtypjen shumëvjeçare të serbëve” në Kosovë.
Tutje, Lista Serbe ka thënë se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës…”.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se sot do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.