![portieri_degea](http://www.lajmifundit.com/lajme/wp-content/uploads/2011/09/portieri_degea.jpg)
Portieri i “Djajve të Kuq” është zënë nga kamerat e sigurisë, duke e marrë një produkt në vlerë prej 1,19 funte dhe duke dalë nga dyqani pa e paguar atë.
Fillimisht askush nuk ishte në dijeni se për kë bëhej fjalë, por më vonë njëri nga punëtorët e sigurimit, i cili dinte spanjisht e kuptoi se ky ishte portieri i “Djajve të Kuq” dhe kërkoi nga ai që të kthehej për ta paguar këtë artikull.
Për këtë shkelje, De Gea u detyrua të japë edhe një intervistë në policinë lokale. De Gea u transferua gjatë verës nga Atletiko Madridi për 20 milionë euro, kurse paga e tij javore në Mançester United kap vlerën e 79.8000 funte.