Të martën nga ora 19:00 në Budapest, Kosova do të jetë mysafir i Hungarisë, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
“Dardanët” vijnë pas një fitore si mysafir ndaj Armenisë me rezultat 1-0, ku Milot Rashica shënoi golin e vetëm në ndeshje, ndërsa kishin edhe disa raste të tjera për gol.
Në anën tjetër edhe Hungaria vjen pas një fitoreje ndaj Turqisë në shtëpi me rezultat 1-0 më golin e shënuar nga Dominik Szobozslai nga pika e bardhë.
Biletat për ndeshjen pothuajse janë shitur të gjitha sipas mediave hungareze dhe një rezultat pozitiv ndaj Hungarisë, do të ishin me vlerë shumë të madhe për Kosovën, që tani udhëhiqet nga Franco Foda.