Preshevë, 30 mars –

Këshilli Kombëtar Shqiptar thërret shqiptarët për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
 
“Zgjedhjet presidenciale në Serbi nuk janë të rëndësishme për shqiptarët, madje nuk kanë as kuptim dhe për më tepër nuk ndikojnë në përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve, të cilët në mënyrë drastike diskriminohet nga pushteti qendror i Beogradit”, theksoi Musliu
 
Bujanoc, 30 mars – Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni të lart politik të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka ftuar të enjten, votuesit shqiptarë për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Në një kumtesë të bërë publike për opinion, bëhet e ditur se KKSH dhe lideri nacional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, janë kategorik për mospërkrahje të këtyre zgjedhjeve, të cilat sipas tij “nuk janë të rëndësishme për shqiptarët, madje nuk kanë as kuptim dhe për më tepër nuk ndikojnë në përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve, të cilët në mënyrë drastike diskriminohet nga pushteti qendror i Beogradit”.
Kandidatët e mundshëm për president në Serbi, nuk kanë shfaqur aspak interesim për votën shqiptare, duke e injoruar, përbuzur dhe nënçmuar në mënyrë perfide e kjo më së miri tregon se gjatë fushatës zgjedhor asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në Luginë të Preshevës, të shpalos programin se çfarë planesh kanë në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve të shumta të shqiptarëve në shtetin e Serbisë.
Gjithashtu, në kudër të Kumtesës së KKSH-së, bëhet i qartë qëndrimi i këtij institucioni, që ka për zgjedhjet presidenciale, të cilat nuk kanë ndikuar aspak për motivimin e shqiptarëve për ta kryer obligimin e tyre qytetar, në shtetin ku ata për ditë përndiqen, arrestohet, si dhe u mohohet e drejta për simbolet kombëtare, u shkelet e drejta për arsimim të lartë, barazi të dygjuhësisë, shkurt, u cenohet identiteti kombëtar, duke u shlyer nga evidence e gjendjes civile, thjesht rrezikohen nga asimilimi dhe shpërnguljet në heshtje.
Duke i pasur të gjitha këto parasysh, KKSH-ja dhe lideri i këtij institucioni, Jonuz Musliu, nuk e kanë vështirë të marrin një qëndrim të prerë për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, duke i injoruar ato, sikur të mos ndodhin fare, më 2 prill 2017, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të nënshkruar nga kryetari i tij Jonuz Musliu.
Mustafa: Kur asnjëri nga kandidatët për president të Serbisë nuk ka qenë i interesuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, psd ne te inetreshemi per ta !
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa në një konferencë të drejtpërdrejtë për medie, mbajtur të enjten, ka ftuar popullatën shqiptare të Luginës t`i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe që do të mbahen më 2 prill të këtij viti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Mustafa duke ftuar për bojkot të zgjedhjeve presidenciale serbe ka deklaruar se “asnjëri nga kandidatët për president të Serbisë nuk ka qenë i interesuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe se sipas tij, mosdalja nuk do të jetë gabim dhe nuk do të shkaktojë dëm”. Sipas liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, bojkotimi i zgjedhjeve presidenciale serbe nga shqiptarët e Luginës nuk do të ishte humbje si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik, nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen më 2 prill.
Derisa, në Serbi po përmbyllet fushata paraelektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2 prill të këtij viti, për shqiptarët e Luginës ende s`ka pasur ndonjë qëndrim të prerë nga përfaqësuesit e tyre politikë se duhet të dilet, apo të bojkotohen këto zgjedhje presidenciale serbe, përveç se Partisë Demokratike Shqiptare që ka ftuar publikisht për bojkot të këtyre zgjedhjeve. Do theksuar se Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka shpallur 11 kandidatë për president të Serbisë./ Metali Krasniqi

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar thërret shqiptarët për bojkot të zgjedhjeve presidenciale.docx
Këshilli Kombëtar Shqiptar thërret shqiptarët për bojkot të zgjedhjeve presidenciale “Zgjedhjet presidenciale në Serbi nuk janë të rëndësishme për shqiptarët, madje nuk kanë as kuptim dhe për më tepër nuk ndikojnë në përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve, të cilët në mënyrë drastike diskriminohet nga pushteti qendror i Beogradit”, theksoi Musliu Bujanoc, 30 mars – Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni të lart politik të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka ftuar të enjten, votuesit shqiptarë për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Në një kumtesë të bërë publike për opinion, bëhet e ditur se KKSH dhe lideri nacional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, janë kategorik për mospërkrahje të këtyre zgjedhjeve, të cilat sipas tij “nuk janë të rëndësishme për shqiptarët, madje nuk kanë as kuptim dhe për më tepër nuk ndikojnë në përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve, të cilët në mënyrë drastike diskriminohet nga pushteti qendror i Beogradit”. Kandidatët e mundshëm për president në Serbi, nuk kanë shfaqur aspak interesim për votën shqiptare, duke e injoruar, përbuzur dhe nënçmuar në mënyrë perfide e kjo më së miri tregon se gjatë fushatës zgjedhor asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në Luginë të Preshevës, të shpalos programin se çfarë planesh kanë në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve të shumta të shqiptarëve në shtetin e Serbisë. Gjithashtu, në kudër të Kumtesës së KKSH-së, bëhet i qartë qëndrimi i këtij institucioni, që ka për zgjedhjet presidenciale, të cilat nuk kanë ndikuar aspak për motivimin e shqiptarëve për ta kryer obligimin e tyre qytetar, në shtetin ku ata për ditë përndiqen, arrestohet, si dhe u mohohet e drejta për simbolet kombëtare, u shkelet e drejta për arsimim të lartë, barazi të dygjuhësisë, shkurt, u cenohet identiteti kombëtar, duke u shlyer nga evidence e gjendjes civile, thjesht rrezikohen nga asimilimi dhe shpërnguljet në heshtje. Duke i pasur të gjitha këto parasysh, KKSH-ja dhe lideri i këtij institucioni, Jonuz Musliu, nuk e kanë vështirë të marrin një qëndrim të prerë për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, duke i injoruar ato, sikur të mos ndodhin fare, më 2 prill 2017, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të nënshkruar nga kryetari i tij Jonuz Musliu. Metali Krasniqi
SHPËRNDAJE