Nga i derguar yne spacial në Hagë
Hagë, 4 maj -Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, sot do të mbajë nje konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara këtu në Hagë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Holanda.
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e ftuar ne kete konferecë, drejtepersëdrejti nga Haga ka mësuar se gjatë kësaj konference shtypi, të dytën me radhë zyrtarët e Speciales do të bëhet fjalë për aktivitetin e Gjykatës, hetimeve, punës se gjyqtarëve dhe prokurorëve ku do të shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë.
Gjatë takimit me gazetet botëror, Trendafilova do të japë një deklaratë në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.
Deri në fund të këtij viti Gjykata Speciale pritet t’i ngrejë aktakuzat e para. Kjo pasi shumë shpejt ajo do të jetë funksionale dhe e gatshme t’i pranojë aktakuzat e para të paraqitura nga Prokuroria.
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar sot nga zyrtaret e speciales se, Tribunali per krimet në Kosovë deri në fund të këtij viti pritet t’i ngrejë aktakuzat e para për krime dhe vrasje gjate dhe pas luftes ne Kosove kunder njerezimit dhe kundershtarëve politik, te cilat vrasje Steit departamenti amrikan dhe OKB i ka quajur me “motive politike”.
Ngritjen e aktakuzave sivjet e ka konfirmuar edhe Charles L. Smith, amerikani i vetëm i emëruar si një ndër 19 gjykatësit në Gjykatën Speciale, i cili ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë në Hagë deri në fund të këtij viti, sepse siç ka thënë ai, ngritja e aktakuzave të para nga Prokuroria do të marrë kohë deri atëherë.
Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht. Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme.