Nga aktivitetet kulturo-arsimore mbarëshqiptare: Një grup i arsimtarëve dhe nxënësve nga shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva në përbërje Emsale Rexhepi,Berajete Rexhepi, Avni Jusufi, dhe nga nxënësit Qëndresa Nasufi dhe Urtina Ejupi, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të shkollave shqipe nga të gjitha trevat shqiptare që është mbajtur më 7 e 8 Mars 2011 në Ferizaj të Republikës së Kosovës.

Nga Avni JUSUFI 

Preshevë, 24 mars

Në këtë takim që kishte karakter gjithëshqiptar , morën pjesë shkolla fillore nga Shkodra e Republikës së Shqipërisë,shkolla fillore e Dollogozhdës nga Struga e Maqedonisë, ajo e Tivarit të Malit të Zi,”Ibrahim Kelmendi” nga Lugina e Preshevës dhe shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Gjon Serreçi ‘ e Ferizajt të Kosovës. Sipas drejtorit,njëherësh nikoqir, zotëri Milazim Dërgutit, qëllimi i këtij takimi ishte vëllazërimi i shkollave në hapësirat shqiptare. Me këtë rast u mbajtën edhe një serë takimesh kulturore e arsimore për të përfunduar me mbajtjen e kuizit mbarëkombëtar të diturisë në shtëpinë e kulturës në Ferizaj në moton “Një gjuhë,një kulturë,një komb-një flamur”.

I lumtë shkollës fillore “Gjon Serreçi”të Ferizajt për organizimin tre ditorë gjithëkombëtar arsimore-kulturor ” Një kulturë,një histori,një komb-një flamur”ku bashkoi shqiptarët e Republikës së Kosovës,Shqipërisë,Maqedonisë,Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës.Zemra bujare e ferizajasve me këtë rast nisi krijimin e Shqipërisë Natyrale. Të lumtë Ferisaj,ishin fjalët që ndjeheshin brenda çdo pjesëmarrësi të këtij evenimenti arsimor.

Në emër të organizatorit ,për qëllimin e mbajtjes së këtij kuizi, Fatbardha Reka deklaroi se në këtë kuiz gjithëshqiptarë janë përfshirë pyetje që kanë të bëjnë më historinë,arsimin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Fatbardha shtoi, se në këtë kuiz janë ,gjithashtu të përfshira,përveç historisë së popullit shqiptarë dhe kulturës shqiptare në periudha të ndryshme duku filluar nga historia e letërsisë së vjetër,historia e Rilindjes sonë Kombëtare për të përfshirë edhe pyetjet nga historia më e re e popullit shqiptar në Kosovë,Shqipëri Maqedoni ,Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Në këtë kuiz që u mbajt para qindra adhuruesve të arsimit shqip në shtëpinë e kulturës në Ferizaj ,në moton “Një kulturë,një histori ,një komb-një flamur” vendi i parë i takoi nxënësve nga Shkodra,vendi i dytë shkollës së Dollogoshdës së Strugës dhe vendin e tretë shkollës “Gjon Serreçi” nga Ferizaj,kurse përfaqësuesit e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi i takoi vendi i katërtë dhe ai i pesti shkollës së Tivarit nga Mali i Zi.

Pas mbajtjes së këtij Kuizi,nikoqirët kishin përgatitur edhe takime të tjera për pjesëmarrësit e këtij evenimenti të rëndësishëm arsimor gjithëshqiptare,ku shih për këtë,po me 7 mars 2011 të gjithë pjesëmarrësit bënë një vizitë të rëndësishme në monumentet historike të Prizrenit,para së gjithash, Lidhjen e Prizrenit dhe kalanë e këtij qyteti që kishte histori ne vete. Gjatë takimit të këtyre ditëve në Ferizaj, po ashtu u aranzhuan një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të arsimit në Republikën e Kosovës që pa kurrfarë ngurrimesh ata për një kohë organizuan takim vëllazëror me pjesëmarrësit e shkollave jashtë Kosovës me ç’rast u njoftuan me problematikën e arsimit në këto hapësira shqiptare. Në emër të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës mori pjesë këshilltari arsimor rajonal Enver Grainca i cili në këtë takim ,përveç që e përshëndeti të pranishmit, shtroi domosdoshmërinë e mbajtjes së takimeve të tjera me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në sferën e arsimit në gjitha hapësirën shqiptare.

Përkitazi me këtë drejtori i shkollës fillore “Gjon Serreçi” Milazim Dërguti kërkoi me ngulm unifikimin e plan programeve mësimore në hapësirën gjithëshqiptare, sidomos në lëndët gjuhë shqipe dhe nga lënda e historisë. Është me rëndësi të cekim edhe faktin se arsimtarët e këtyre shkollave pjesëmarrëse në këtë takim , u nderuan edhe me prezantimin e tyre në mbrëmjen e organizuar me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit që sipas përshtypjeve tona ishin përshtypje të pa përshkruara me pritjen madhështore dhe afërsinë vëllazërore dhe bujarinë shpirtërore që ofruan arsimtarët e shkollës fillore “Gjon Serreçi” që emocioni të gjithë të pranishmit në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor për arsimin shqip për arsimtarët e nxënësit nga shkollat e Preshevës,Tivarit,Strugës e Shkodres. Në ditën e tretë përfaqësuesit shkollave shqipe të rajoni ,udhëtuan për në Prishtinë ku enkas për ta u organizua takim me ministrin e arsimit të Republikës së Kosovës Ramë Buja dhe më pastaj për të vazhduar në Prekaz për të vizituar monumentet historike dhe kompleksin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Marrë në tërësi, ky takim është ndër më të rëndësishmit në sferën e bashkëpunimit të etnikumit mbarëshqiptar në përgjithësi që emocionet vështirë është të përshkruhen, sepse gjatë këtyre ditëve u ndjemë me një ngrohtësi si në shtëpitë tona dhe do të ishte e padrejtë nëse nuk i përmendim të gjithë emër për emër të gjithë stafin e shkollës nikoqire Gjon Serreçi” të Ferizajt, në krye të cilit staf qëndronte drejtori Milazim Dërguti që me një energji të paparë dhe vullnet të përshkruar ia kishte arritur një organizimi të tillë dhe në bisedë më ne e quante synim për të krijuar “Shqipërinë natyrore”(KosovaLindore)

SHPËRNDAJE