Preshevë, 11 shtator -Popullata dhe Liderët e Luginës së Preshevës e kane mirëpritur zgjedhjen e Ramush Haradinajt në krye te Qeverisë. Ata njezërit kane uruar Kosoven dhe vet Haradinajn për detyrën e re në postin e Kryeministrit te Republikës së Kosovës. Nje telegram urimi ne adrese te kryeminsitrit te ri kosovar e ka derguar sot edhe Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ Ju shpreh urimet më të përzemërta e vëllezërore me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.” thuhe tne fillim te telegramit urues te Ragmni Mustafes derguar Ramush Haradinajt
Ne vazhdim Mustafas ka shkruar se “Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen. Republika e Kosovës është edhe shtet i Yni, jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoje dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.”
“Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të koalicionit, të drejtuar prej Jush, realizimi i prioriteteve të agjendës së përbashkët do të përshpejtohet. Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjene standardeve jetësore.” thueht ne fudn te ruimit te lidoerite PDSH-së ragmi Mustafa derguar klyrtemnistirt te ri kosovar z. Haradinajt