Njoftohen të gjithë dashamirët e futbollit ne Luginë të Preshevës, se Shoqata Kulturore “ DITURIA” organizon Turnir Humanitar ne Futboll te Vogël.
Turniri fillon më 02/08/2012 e Enjte.
Ndeshjet do te zhvillohen në Fushën Sportive “TATI” ne Preshevë, duke filluar nga ora 21h – 23h.
Ekipet duhet te numërojnë 10 lojtarë, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen ne formatin 4+1.
Për pjesëmarrje ekipet duhet të paguajnë 2000 dinarë.
Pjesëmarrësit paraqitjen e ekipeve mund ta bëjnë në kontakt-tel: 0638725122.
Të gjitha të ardhurat e mbledhura në këtë turnir, do ti shpërndahen familjeve në nevojë. Pjesëmarrja juaj do ti ndihmojë te gjithë ata.
Qëllimi i këtij organizimi është ta ndihmojmë njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri, e jo në mëkate dhe armiqësi.
Shoqata kulturore “Dituria”