26 gusht, 2020 – Presidenti Agim Ademi ka darkuar me përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes, i cili ka arritur sonte në Kosovë. Gjatë kësaj darke është biseduar për gjendjen e tanishme, për futbollistët dhe për dy ndeshjet e radhës të Dardanëve në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë.

Përzgjedhësi Challandes përgëzoi presidentin Ademi për të arriturat dhe punën e bërë dhe e uroj për tejkalimin e situatës rreth procesit gjyqësor, gjë e cila ia mundëson përqendrimin e plotë në procesin e zhvillimit dhe progresit të futbollit kosovar. Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes u dakorduan për punën e përbashkët në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme dhe u shprehën të gatshëm për sfidat e radhës dhe optimistë për të vazhduar përpara me krenari e përgjegjësi në realizimin e sukseseve të reja. Challandes, të hënën, do të mbajë konferencë për media në prag të udhëtimit në Itali për ndeshjen kundër Moldavisë, derisa futbollistët dardanë do të grumbullohen po këtë ditë në “Emerald”.

SHPËRNDAJE