Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka vizituar Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjilan. Ademi është pritur nga drejtuesit e të gjitha klubeve dhe përfaqësuesit e shkollave të ananoravës, atë e shoqëroi edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti!
Ky është postimi i numrit një të futbollit kosovar:
Sonte bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajetin vizituam Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit, ku në një atmosferë të ngrohtë kaluam çaste shumë të mira dhe diskutuam për avancimin e këtij regjioni si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin sa më të mirë.
Kryetari i LRFGj-së, Armend Misini dhe përfaqësuesit e klubeve shprehen mirënjohje dhe falënderime për kontributin tonë në zhvillimin e futbollit.
Së bashku do të vazhdojmë ta çojmë futbollin në nivele më të larta në të gjitha regjionet.