Me rastin e pervjetorit te 14 te dites se pavaresise se Kosoves, presdenti i Federates se Futbollit te Kosoves z. Armando Duka e ka uruar homologun e tij ne Kosove, z. Agim Ademi me c’rast i ka uruar ne menyre vellazerore diten e pavaresise, duke theksuar se futbolli eshte nje ambasadore i shkelqyer i Kosoves ne arenen nderkombetare.
Ja urimi i plote i z. Duka:
Drejtuar:
z. Agim Ademi
President
Federata e Futbollit e Kosovës
I nderuar President, I dashur Agim,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në këtë përvjetor të 14-të të Pavarësisë së Republikës së
Kosovës, t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve të familjes së futbollit shqiptar, urimet më
vëllazërore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët!
Ndihem mirë teksa shoh që në këto 14 vite si shtet i pavarur e sovran, Kosova vazhdon të bëjë progres të
jashtëzakonshëm, duke qenë prej 6 vitesh edhe një anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.
Dëshiroj shumë që ky progres të vijojë me të njëjtat ritme dhe Kosova të konsolidohet si shtet në arenën
ndërkombëtare edhe me njohje të reja, duke pasur edhe një mbështetje të madhe nga Federata e
Futbollit të Kosovës, që përmes futbollit është një ambasadore e shkëlqyer.
Marrëdhëniet tona të shkëlqyera mes dy federatave na motivojnë që të punojmë gjithmonë e më shumë
në rritjen e futbollit mbarëkombëtar, krijimin dhe finalizimin e projekteve tona të përbashkëta.
Me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj dhe gjithë Kosovën, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës
sime më të lartë.
Miqësisht,
Armand Duka
President i Federatës Shqiptare të Futbollit