Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi gjate dites se sotme ka pritur ne takim nje delegacion te futbollit gjerman, nje dite para ndeshjes mes veteraneve te kombetares gjermane dhe kosovare te futbollit.

z. Ademi i ka deshiruar mireseardhje ne Kosove z. Bommer pikerisht ne diten e pavaresise, nderkohe qe i ka ftuar te gjithe tifozet e futbollit qe neser sa me masovikisht te vijne ne ndeshjen mes veteraneve Gjermani – Kosove e cila luhet me Hajvali.

Ja postimi i z. Ademi:

 

Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë përfaqësuesve të Kombëtares së veteranëve të futbollit të Gjermanisë, Rudi Bommer, ish-futbollist, trajner dhe analist i shquar i ndeshjeve të futbollit në televizionet
gjermane dhe Dieter Burdenski, zyrtar i Kombëtares së Gjermanisë.
Bashkë me ta ishin edhe përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli dhe Markus Weidner, ish-drejtor për marrëdhënie me jashtë në DFB, i cili dha kontribut të
madh në të gjitha proceset para dhe pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Ai ishte në vendin tonë edhe vite më parë me rastin e licencimit të trajnerëve të parë kosovarë me licencë të UEFA-s.
Në emër të FFK-së e falënderova Kombëtaren e veteranëve të Gjermanisë që është bërë pjesë e festës sonë për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe
shpreha mirënjohjen e parezervë për shtetin gjerman që në vazhdimësi ka qenë mbështetës i shtetndërtimit të Kosovës dhe i progresit të futbollit tonë.
Ndeshja e veteranëve Kosovë-Gjermani zhvillohet të
shtunën në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 13:00 dhe është pjesë e kalendarit shtetëror të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

#BashkëpërFutbollin

Me këtë rast ftoj të gjithë dashamirët e futbollit që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, ku do të kenë mundësi të shohin yjet e dikurshme të futbollit të Kosovës dhe të Gjermanisë.

SHPËRNDAJE