Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka siguruar Kosovës mbështetjen e mëtejshme të vendit të tij.
Këtë mesazh Sarkozy e ka shprehur në një letër dërguar presidentit të ri të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Kosova ka bërë reforma thelbësore për konsolidimin e institucioneve dhe në sundimin e ligjit”, shprehet Sarkozy në letrën e tij.
Letra në fjalë iu dorëzua presidentit Pacolli nga ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou.