Presidenti i Konfederatës Zvicerane z. Johann Schneider-Ammann ne bisedë me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër Nefail Maliqin (Photo: Peter Kenny)
Johann Schneider-Ammann: Zvicra e gatshme të ndërmjetësoj në avancimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi
Bernë, 29 tetor – Presidenti i Konfederatës Zvicerane Johann Schneider-Ammann në një interviste ekskluzive për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër fillimisht maredhëniet ndershteterore të Zvicrës me Shqiperine dhe Kosovën i ka cilesuar shumë të mira. «Padyshim qeveria jonë do të vazhdojë të mbështes dhe kontribuoj zhvillimit ekonomik dhe avancimit te proceseve demokartike me rptntret tane te OKB-së dhe OSBE-së ne Kosove dhe Shqiperi bashke me integrimin e tyre ne instancat ndërkombëtare..» ka thënë Schneider-Ammann .
Schneider-Ammann: Zvicra do të vazhdoj bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kosovën në zhvillimin e këtyre dy vendeve dhe avancimin e proceseve integruese
Se cfarë mendon për situatën aktuale në Kosovë nëntë vite pas shpalljes së pamvarësisë, presidenti zviceran Schneider-Ammann është përgjigjur se « situat në Kosovë në përgjithësi është e mirë ne krahasim me vitet të 1999-ës. Megjithëse kjo nuk mjafton, sepse në rajon duhet bërë edhe shumë, duke u nisur nga lufta kundër krimit të organizuar, korrupcionit e deri tek stabiliteti ekonomik dhe funksionimi i shtetit juridik. Qeveria e Kosovës në të ardhmen duhet të ketë për prioritet luften kundër papunësisë së madhe që ka provokuar migrimin e te rinjve, pastaj edhe zbardhjen e vrasjeve gjate dhe pas lufte në Kosovë.. »
Vec kësaj, sipas presidentit zviceran Schneider-Ammann «situata mjaft shqetësuese dhe prekokupuese për ne dhe ndërkombëtarët mbetet situata në Veri te Kosovës , ku palët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për të zgjidhur problemet e tyre, duke i dhënë prioritet dialogut. Qeveria jonë kundërshtonë cdo formë të dhunës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këtë e kam thënë para ca ditësh këtu në Bernë edhe kryeministrit serb Aleksandër Vucic. Prandaj, në përkrahim vetëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një proces shpresdhënës, për një perspektivë më të këtyre dy vende fqinje. Këtu s‘ka alternativë tjetër. Kur është fjala për dialogun, qeveria ime, Zvicra si një vend neutral eshte gatshme te jap kontributin e vetë në këtë drejtim, madje edhe të ndërmjetësoj në avancimin e dialogut te Brukselit Kosovë-Serbi i cili proces kohëve të fundit ka ngecur per shkak mos zbatimit te marrëveshjeve nga palët..“
Duke folur për krimin e organizuar dhe vrasjet gjatë e pas lufte në Kosovë, presidenti zviceran nuk ka treguar zero tolerancë ndaj autorëve të krimeve. «Ata që bën krime ndaj popullatës civile apo që vranë me motive politike, revanshuese nuk do t’i shpetojnë dot gjykatës speciale ne Hagë. Vec kësaj institucionet e Kosoves duhet të pastrohen nga personat e involvuar në krime, nëse duam te kthejmë imazhin e mirë të Kosovës duke i hapë vendit rrugën e integrimeve dhe zhvillimeve ekonomike, cka edhe do të ofronte investitorët zviceran dhe të huaja ne vendin tuaj.. » ka shtuar presidenti Schneider-Ammann duke shtuar se në luften kundër këtyre dukurive dhe krimit të organizuar mediat duhet të lujanë një rol me të madh.
Ushtaret zvicerane (Swsisscoy) ne Kosovë do te qëndrojne aq sa ka nevojë popullata
I pytur nga agjencia e lajmeve ‘Presheva Jonë’ për misonin e Swisscoy në rajon presidenti helevetik është përgjigjur se « nuk mendoj se është koha për tërheqjen e trupave tona nga Kosova për shkak se situata në rajon ende është frazhile. Zvicra do të vazhdojë me prezencën dhe kontributet e saja në Kosovë. Zvicra mbështet qëndrimin e trupave të Sëisscoy-it në Kosovë për ruajtjen e rendit, paqes dhe stabiliteti në rajon. Por, kjo nuk do të thotë se edhe për shumë vjet ushtarët tanë do të qëndrojnë atje dhe do të vijenë koha që edhe Sëisscoy do të tërhiqet një ditë nga Kosova. Ata në rajon do të qëndrojne deri atehëre sa popullata ka nevoje për ta”
Schneider-Ammann: Djelmoshat tanë po i japin emër kombëtares shqiptare ne arenën nderkombëtar
I pyetur për imazhin dhe (mos) integrimin e shqiptarëve në Zvicër presidenti i Konfederates Helevtike Schneider-Ammann ka pohuar se “Shqiptaret në përgjithesi mirë janë të integruar saqe ne radhet tona kemi shume policë apo prokuror shqiptare qofshin nga Kosova apo Shqiperia. Për ta ruajtur imazhin e vendit te tyre, institucionet kosovare, pra ato shqiptare duhet te punojë më shumë me diasporën në Zvicer, kundër krimit te organizuar..”
Duhet ta pranojmë se vendi ynë sot ka në territorin e vetë një komunitet të madh dhe mjaft të rëndësishëm. E them këtë sepse shumë të rinj me origjinë nga Kosova apo shqiptarë po kontribojnë sportit sidomos futbollit helvetik. Por nuk duhet harruar se edhe Zvicra po i kontribon për ekipet në rajon sidomos shqiptare. Djelmoshat tanë po i japin emër kombëtares shqiptare ne arenën nderkombëtar