Presidenti Ilir Meta ne takimin e sotëm me te parin e Preshevës Shqiperim Arifin ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes faktorit politik shqiptar në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, për realizimin e nevojave dhe interesave politike, ekonomike dhe të gjitha fushave të jetës për shqiptaret e Luginës. Njëkohesisht Meta ka kerkuar unitet ne mes subjekteve politike shqiptare ne Luginë.
Presidenti Meta e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Kryetarin Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, njëkohësisht Partisë “Alternativa për Ndryshim”.
Në takim Presidenti vuri në duke interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.
Presidenti gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.