NishaniTiranë, 10 prill  -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të zhvillojë sot një takim me nxënës dhe mësues nga Kosova Lindore.Takimi pritet të zhvillohet në Presidencë, duke filluar nga ora 12:00. Takimi ne fjale eshtë komfirmuar nga kabineti i presidenit për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”

Mesphet se nga ky takim me nxenësit shqiptare nga Lugina e Preshevës, Nishani do te intersohet pe kushtet e tyre, tekstet mesimore si dhe te ardhmen e tyre..

Ndryshe, në shkollat e Preshevës mësimi zhvillohet vetëm duke diktuar mësuesi dhe duke mbajtur shënime nxënësit.

Kështu bëjnë në çdo orë mësimi, duke nisur nga e para e deri në të shtatën. Kjo pasi që nxënësit e Kosovës Lindore, nuk kanë libra pothuajse për asnjë lëndë. Vështirë është edhe për vet mësimdhënësit, e sidomos për ligjëruesit e historisë.

Ata jo rrallë detyrohen të shkëpusin faqe nga tekste të ndryshme, duke mos guxuar që në shkollë ta marrin gjithë librin në gjuhën shqipe.

Derisa nxënësit mësojnë në këtë formë primitive, janë plot 103 mijë e 222 tekste shkollore, që Kosova i ka dhuruar për Preshevës, e të cilat nuk janë lejuar të hyn në Kosovës nga shteti serb.

SHPËRNDAJE