Gazetari yne ne Berne (DFAE) Nefail Maliqi ne bisede me Presidenten e Konfederatës Zvicerane znj. Doris Leuthard

Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard ka zhvilluar nje drekë te përbashket me gazetaret boterore (APES) në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, ku ne mesin e tyre ishte i ftuar edhe gazetari yne ne Zvicer Nefail Maliqi nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Leuthard: Pa reforma rrënjesore dhe luften kunder krimit te organizuar ne kete rast korrupcionin dhe trafikun e droges ne Kosovë dhe Shqiperi nuk ka integrime ne BE

Résultat de recherche d'images pour "Doris Leuthard"Para drekes znj.Lothard ka mbajtur nje konfrence shytpi me gazetaret nderkombëtar, ku krahas krizava dhe zhvillimeve te ndryshme ne bote sikur ajo ne Siri apo ceshtja e klimes dhe Brexit u fol edhe per shqiptaret ne këte rast Kosovën dhe Shqiperinë.

Gjate kesaj konference shtypi presidentja e konfederates helvetike tha se vendi i saj mund të marrë përsipër rolin e ndërmjetësit për dhënien fund të krizës bërthamore të Koresë së Veriut. “Jemi të gatshëm për të bërë një ofertë për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit” ka thene nder tjera znj. Leuthard. Presidentja e Konfederatës Zvicerane Doris Leuthard në një bisede ekskluzive me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer ka folur me deshire për Kosovën, Shqiperine dhe shqiptaret ne Zvicer si dhe dialogun e Brukselit Kosovë-Serbi. E pyetur rreth  maredhenieve te mira mes Kosoves dhe Zvicrës, presidentja e konfederates Helvetike Drois Leuthard për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicer eshte pergjigjur se ” Vendi ynë, qeveria zvicerane ka raporte shume te mira me Kosoven dhe Shqiperine si dhe vendet tjera ne ballkan.

Zvicra vazhdon bashkepunimin dhe kontributin e vete ne avancimin e proceseve demokratike ne ballkan. Ne Kosovë dhe Shqiperi jemi mjaft aktiv. ” Duke folur për zhvillimet ne Kosove e shqiperi presidentja Lothard ne vazhdim ka pohuar se “dua te theksoj dicka ne këte drejtim se pa reforma rrënjesore dhe luften kunder krimit te organizuar ne kete rast korrupcionin dhe trafikun e droges ne Kosovë dhe Shqiperi nuk ka integrime ne BE. Zvicra dhe Brukseli eshte e interesuar qe te kemi ne BE Kosoven dhe Shqiperin. Prandaj, vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbise ne Bruksel eshte i domosdoshëm dhe dobishëm jo vetëm per keto dy vende, por edhe për vendin tonë. Sepse aty ky ka stabilitet potlik dhe ekonomik dhe vendi prodhon perspektive dhe ardhmeri te sigurt per qytetarët e saj dhe jo  emigrantë..” Kurse për imazhin e shqiptareve ne Zvicër presidentja e konfederates zvicerane ka folur fjale te mira. “Komunitetin shqiptare e kam fjalken per ata nga Kosova e viset tjera nga ballkani qe jetojne dhe vprojne ne vendin tone  jane punëtor te mire, te zellshëm dhe te integruar mire. ne kete drejtim nevoitet perkrahje, kontakte me te shpeshta dhe angazhim me të madh nga insitucionet vendore me diasporen ketu..” tha ne fund presidentja zvicerane.

SHPËRNDAJE