Me anë të një shkrese të publikuar në llogarin e tyre në facebook, Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës ka shprehur përkrahjen e fuqishme që ia jap in presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, njëherit edhe kandidatit të vetëm për zgjedhjet e ditës së nesërme brenda këtij intitucioni, z. Agim Ademi.


Në letër thuhet se LRFP janë jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin e deri tanishëm si dhe kontributin për futbollin nga ana e z. Ademi, njëherit shprehen se kanë besim të plotë që në katër vitet e ardhshme do të bëhen edhe më shumë punë në masovizimin dhe zhvillimin e futbollit si në fushën e shkollimit të kuadrove profesionale, përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të femrave si dhe projekteve tjera të rëndësishme që pritet të ndodhin.

SHPËRNDAJE