Duke u nisur nga fakti i vdekjes së liderit te Lugines se Preshevës,qe gjendej ne krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu dhe me qëllim të evitimit të shpërbërjes së Këshillit dhe për pasojë ardhjen e masave të jashtëzakonshme, KKSH ka mbajtur nje seancë të rregulltë me pikë të veçantë të rendit të ditës – zgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Anëtarët e Këshillit zgjedhën në përbërje të zgjeruar për kryetar profesor Shukri Ymerin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Më pas pastaj u procedua edhe me zgjedhjen e funksioneve përcjellëse dhe për kryetar të Organit Ekzekutiv z. Galip Beqiri.

Deri tani Imeri ishte kreu i Komitetit Ekzekutiv të KKSH-së dhe u zgjodh president pas vdekjes së papritur të Jonuz Musliut me 18 Janar të këtij viti.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve u formua në vitin 2010 dhe para M uslitu dhe Ymerit, ky trup udhëhiqej nga Galip Beqiri.

SHPËRNDAJE