Sot ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe qytetarëve para Bashkisë në Tiranë.

Ata kanë hedhur molotov drejt bashkisë, ndërsa kanë tentuar ta thyejnë kordonin policor.

Siç raporton Top-Channel, qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj sa i takon rastit të Dosjes 5D, ku drejtorë dhe funksionarë të Bashkisë kanë rënë në rrjetën e SPAK.

Pjesë e protestës është edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

SHPËRNDAJE