Me rastin e katërvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Konfederatës helvetike zonja Eveline Widmer-Schlumpf, i ka uruar qytetarët e Kosovës ditën a pavarësisë përmes një letreje dërguar homologes së saj kosovare zonjës Atifete Jahjaga, kanë njoftuar sot redaksinë e agjencia informative “Presheva Jonë” bashkëpunëtorët e kabinetit të presidentes zvicerane.
Bernë,16 shkurt/ AIK-Presheva Jonë
Në ket telegram urimit të nënshkruar nga znj.Widmer-Schlumpf ndër tjera thuhet thuhet:
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës është satsifaksion i madhe për ne t’ju përcjellim shkelqësisë së juaj përgëzimet e sinqerta nga Këshillit Federal i Zvicrës. Njëkohësisht është ky një rast i mirë për t’i shprehur shkelqësisë suaj urimet tona më të mira, sikurse për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale, ashtu edhe për përparimin e vendit tuaj. Jam e bindur se besimi dhe miqësia, e cila fatmirësisht qëndron mes dy vendeve tona, do të intesifikohet edhe më tutje”.