Nese lexojme ket titull te mediave shqiptare ne Kosovë dhe ballkan se “SANDALOZE: Po, Hashim Thaçi është agjent francez!” , duket krejt normale dhe e natrshme urimi i pare dhe i vetem nga ana e Frances
Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, përmes një deklarate ka uruar zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës.
Franca ka përshëndetur zgjedhjen e Thaçit dhe ka shprehur keqardhje për rrëmujën dhe dhunën që e kanë përcjellë këtë proces.
“Franca fton të gjithë të zgjedhurit për dialog në kuadër të një debati të qetë parlamentar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.
Aty thuhet se është me rëndësi të vazhdohen reformat kryesore në vend, në veçanti konsolidimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë sipas marrëveshjeve të Brukselit të 19 prill 2013.
“Franca mbështet Kosovën në rrugën e përafrimit me Bashkimin Evropian”, thuhet në fund të urimit të Francës për zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës