child-embarrassing-blurt-out3Për disa njerëz, kur nxehet biseda, nxehen edhe fytyrat e tyre.

Siç shpjegohet në videon e “SciShow” më poshtë, kur dikush ju shkakton stres, sistemi juaj nervor e njeh atë si diçka “kërcënuese”, i cili më pas aktivizon një përgjigje e cila ndikon në të gjithë trupin.

Kjo mund të bëjë që zemra t’ju rrahë më shpejtë dhe venat e gjakut të rrisin qarkullimin e gjakut. Kështu zgjerohen edhe venat e gjakut në fytyrë, dhe pasi që ato janë shumë afër sipërfaqes së lëkurës, lëkura merr një ngjyrë të kuqe, transmeton Gazeta Express.

Nervoza nuk është i vetmi emocion i cili e shkakton skuqjen. Turpërimi shkakton gjithashtu skuqje, gjë që e dinë të gjithë ata të cilët turpërohen. Dëshironi të mësoni më shumë? Shikojeni videon më poshtë!

SHPËRNDAJE