Punonjëset e seksit po kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria – sepse klientët e tyre të martuar kanë ngecur në shtëpi. Eskortat thonë se të ardhurat janë fundosur gjatë bllokimit. Seksi virtual pritej të lulëzonte gjatë karantinës, por vajzat që punojnë me kamera në internet dhe bëjnë biseda e veprime intime, thonë se puna e tyre është tharë.
Një prej tyre tha: Shumica e klientëve të mi janë në një martesë nga ku nuk mund të shkëputen për momentin. Nuk ka asnjë mënyrë që ata të telefonojnë teksa janë ngecur në shtëpi me gratë. Shumë klientë të tjerë që janë beqarë, akoma jetojnë me nënat dhe baballarët, kështu që edhe ata kanë nuk kanë mundësi të telefonojnë”.


“Unë kisha një të klient besnik, i cili më mori por nuk mund të dëgjoja se çfarë po thoshte, sepse po pëshpëriste. “Kur e pyeta se çfarë po bënte, ai tha që ai fshihej nën shtrat dhe gruaja e tij ishte poshtë në kuzhinë.”
Një zëdhënëse e punonjëseve të seksit tha: “Qindra mijëra familje në Mbretërinë e Bashkuar mbështeten tek të ardhurat nga puna e seksit. “Por punëtoret e seksit janë përjashtuar nga masat e urgjencës financiare të qeverisë, sepse punonjëseve të seksit iu mohohet statusi si punëtore. Punëtoret e seksit, ashtu si të gjithë punëtorët e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nevojë për para për të paguar qiranë e tyre, hipotekat dhe faturat e shërbimeve.”.

SHPËRNDAJE