Që ditën që të vranë,
lotët nuk na u thanë,
shumë vjet u bënë,
sot mbushën 15,
që jetojmë të vdekur,
Ksaj s’i thuhet jetë.
Në c’kopshte me lule,
po qëndron ti vallë?
Të vranë Bardhyl Ajeti,
se u pengoje i gjallë.
U mblodhën gjarprinjët,
dhe shtinë në ty.
U pengonte e vërteta
që e shkruaje ti.
Cohu Bardhyl,cohu!
Rinjgjallu si Feniksi.
Shihe nënë Nexhen,
malli e mbyti.
Në këtë tokë Ilire,
në këtë pjesë Dardane,
dikush me pushkëti me penë luftove.
Kosova po lëngon.
Kosova po qan.
Bijtë e mi më të mirë,
paslufte mi vranë.
Gurët do të mund të shemben,
toka mund të rrafshohet,
por guximi yt kurre s’do të harrohet.
Shkrimet e tua për të vërteten,
do të lexohen gjithmonë,
frymënzim për të rinjët,
do të mbetesh gjithmonë.
Na mban Krenaria,
që s’ishe qyqar,
të vërteten përhapje
Bardhyli ynë i madh.
Nga Sadete Ajeti, gruaja e vllaut të Bardhylit.