Për një kohë shumë të gjatë është aluduar e akuzuar se “komisarja” e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo, u konfirmua sot.
Gazeta Nacionale ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin. Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”
Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.
Pra, Dejona Mihali nga Shqipëria i shkruan ‘goditjen që një deputete e Kuvendit i bën një analisti kosovar. Dhe madje edhe i tregon se kur ta postojë.