kosova-586x375Të dhënat u publikuan në raportin e Agjencisë së Statistikave “Vlerësimi i Popullsisë së Kosovës 2015”. Edhe përkundër shtimit natyror prej 23,231 banorëve, popullsia që jeton në Kosovë është zvogëluar në vitin 2015.

 

Nga viti 2008 Kosoven e leshuan mbi 400 mije shiptare..

Qeveria e  korruptuatr dhe kriminale zvogëloi popullsinë e Kosovës. Mbi 400 mijë shiptare leshuan vendin nga 2008 , ka skruar agejncia e lajemeev “Presheva jonë” duke ju referuar raportve dhe mediave botrorore. Kjo tkurrje epopullise ne Kosove po bhen ne abshkepunim me qverine e korruptuar ne bashkepunim me mandat kriminale ne bashkepunim me mafian hsiptaro-serbe. Pe rkete dehsmojn edhe raportet e fundit te OKB-së, Europl dhe Interpol se migracioni nga kosova po ndohe me dnihmen mafis ne rajon

Sipas këtyre të dhënave, popullsia që jeton në Kosovë për shkak të emigrimit theksuar në vitin 2015 u zvogëlua për 33,340 banorë.

Sipas ASK-së numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2015 është vlerësuar të jetë 74,434 banorë, ndërsa në këtë numër janë përfshirë të gjithë emigrantët legalë dhe ata ilegalë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), UNHCR, IOM dhe disa komunave, numri i të kthyerve apo riatdhesuarve në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte gjithsej 18,862 banorë. Në këtë numër janë përfshirë imigrantët, numri i azilkërkuesve të Kosovës, si dhe lejeqëndrimet më shumë se një vit nga qytetarët e vendeve tjera.

Duke krahasuar numrin e të riatdhesuarve me ata që emigruan, ASK-ja llogariti se bilanci i emigrimit për këtë vit ishte -55,572 persona.

Por në Kosovë gjatë 2015-ës ndodhën 31,433 lindje, ndërsa numri ivdekjeve për këtë vit ishte 8,202.

Agjencia e Statistikave vlerësoi numrin e popullsisë për 2015-ën duke u bazuar në numrin e vlerësuar të popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2014, lindshmërinë, vdekshmërinë dhe lëvizjet e popullsisë se Kosovës për periudhën 01 janar deri me 31 dhjetor 2015.

Sipas ASK-së Kosova në vitin 2015 kishte 1,771,604 banorë.

Publikimi i ASK-së konstatoi se 8,972 banorë lëvizën nga komuna në komunë vitin e kaluar.

SHPËRNDAJE