Qeveria në Athinë ka miratuar njëzëri kushtet, nën të cilat komuniteti ndërkombëtar do t’i japë Greqisë paketën e ndihmës në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Vendimi duhet të miratohet edhe nga Parlamenti, i cili duhet të kalojë tetë ligje që lidhen me paketën e ndihmës financiare.

Kushte për marrjen e saj ishin që Greqia të pajtohet me një sërë masash shtrënguese.

Të mërkurën, vendet e Eurozonës kanë miratuar zyrtarisht pakon e shpëtimit për Greqinë, e cila do ta shpëtojë këtë vend nga falimentimi.

Pakoja pason atë në vlerë prej 110 miliardë eurosh që ishte miratuar po për Greqinë në vitin 2010.

SHPËRNDAJE